Kandidatja për deputete në qarkun e Durrësit, znj. Albana Vokshi ka zhvilluar një tur takimesh me banorë të 2 lagjeve të fshatit Xhafzotaj, të komunës Rrashbull. Znj.Vokshi bisedoi me banorët për problemet dhe shqetësimet me të cilat ata përballen si dhe mundësitë e zgjidhjes së tyre gjatë mandatit të dytë qeverisës të Partisë Demokratike.
Duke u ndalur në arritjet e qeverisë znj.Vokshi theksoi se gjatë këtij 4 vjeçari, janë kryer shumë investime, në arsim, shëndetësi, infrastrukturë. Në fjalën e saj, znj.Vokshi përmendi veprën më madhore dhe më të suksesshme të realizuar gjatë qeverisjes z. Berisha, rrugën Durrës-Kukës, e cila jo vetëm është rruga e Kombit, por edhe rruga e zhvillimit pasi do të sjellë më shumë investime, më shumë mirëqënie për të gjithë dhe sidomos për banorët e Durrësit.
Gjithashtu ajo siguroi banorët se shqetësimet e tyre në lidhje me furnizimin me ujë të pijshëm, përmirësimin e infrastrukturës do të gjejnë zgjidhje brenda vitit të parë të mandatit qeverisës të Partisë Demokratike.
Më pas znj.Vokshi u fokusua në mbështetjen e dhënë nga qeveria demokratike për forcimin dhe mbrojtjen e gruas në shoqëri “Do të jem zëri juaj në Parlament, jo vetëm i burrave, por edhe grave sepse si nënë, si bashkëshorte, e di rëndësinë dhe rolin e gruas në familje.
Qeveria demokratike gjatë mandatit të ardhshëm do të vazhdojë të mbështesë dhe promovojë fuqishëm rolin e gruas në shoqëri dhe në zhvillimet ekonomike, sociale dhe politike të vendit pasi duke punuar më shumë për gratë në punojmë më shumë për fëmijët, punojmë më shumë për të ardhmen e tyre, punojmë më shumë për të ardhmen e Shqipërisë”- u shpreh znj.Vokshi.


0 comentarios:
Publicar un comentario en la entrada